Zgjidhni vendin për pushime, larg rrugëve të njohura turistike, vendi ku natyra është e paprekur, lartë në bjeshkë?
Doni të mësoni mbi traditën e lashtë të lëvizjeve të blegtorit nomad e cila është ende e gjallë në Ballkan?
Në atë rast, për ju kemi një ëmbëlsirë të vërtetë!
Ejani në regjionin ndërkufitar të Malit të Zi dhe Kosovës, zonë në të cilën dominon kurora e bjeshkëve të Nëmuna, spektakolar me bjeshkët e veta unike dhe të llojllojshme. Për ju kemi organizuar një itinerar tematik i cili do të ju tregojë se si kanë jetuar në të kaluarën të parët tanë, por edhe tuajit. Kjo është zonë në zë për tëbana, lëvizje nomade të blegtorëve nga rrafshinat ku i kanë vendbanimet e përhershme, në kullosat e larta të bjeshkëve ku kalojnë verën.
Përjetoni tëbanat tona, lagje të përkohshme ku blegtorët jetojnë në bjeshkë sipas traditave të lashta dhe duke ruajtur kulturën unike, duke jetuar në harmoni të përkryer me natyrën. Ejani në tokën e barinjve dhe të djathit, njoftohuni me njerëzit e tëbanave, shijoni mënyrën e tyre të jetës dhe kënaquni në mjedis që u lë pa frymë, dhe i cili është pjesë e jetës së tyre të përditshme. Zbulojeni se kush është më i pasur dhe më i lumtur, ju apo ata, bëhuni blegtor për një ditë apo dy!
ÇKA JANË TËBANAT?
Tëbanat janë vendbanime të përkohshme të blegtorëve në bjeshkë, në lartësi të mëdha mbidetare ku blegtorët dalin për kullota të bagëtive të veta gjatë verës. Është traditë e gjatë e daljes së blegtorëve në bjeshkë, dhe kjo mënyrë nomade e jetës përgjatë historisë ka diktuar kulturë dhe doke të posaçme, specifike vetëm për njerëz të staneve. Këto janë vendbanime tradicionale sezonale të cilat, përpos në disa shtete të Ballkanit, rrallë kund mund ti gjeni. Janë të vendosura lartë në bjeshkë, në afërsi të shtigjeve të shumta këmbësore dhe çiklistike në bjeshkë.