1. /
  2. Rruga e tëbanave Mali...
  3. /
  4. Biodiversiteti
  5. /
  6. Florë
  7. /
  8. Bimët endemike dhe relikte

Bimët endemike dhe relikte

BARË PEZMI GJUHËZ – ACHILLEA LINGULLATA

Konstrukti i luleve dhe fryteve e tradhtojnë se kjo bimë i takon familjes së barë pezmit. Popullon plisin e barit malor në truallin acidik, të thellë. I duron shumë mirë ndryshimet e temperaturës gjatë vitit.

ZAMBAKU SHQIPTAR – LILIUM ALBANICUM

Posedon kokë luleje jashtëzakonisht dekorative, të cilash në një bimë mund të ketë edhe deri në 10 copë. Është endem i Dinarikeve juglindore.

MËLAKA BULLGARE – GEUM BULGARICUM

Duke eksploruar florën e Bullgarisë, botanisti i njohur Josif Pançiq në vitin 1883 ka zbuluar këtë lloj endemik të gadishullit Ballkanik. I popullon çarjet e shkëmbinjve gëlqeror, plisat e barit të brezit subalpin dhe alpin, si dhe pjerrësitë e qeta.

GJETHEDELL SI VESHKA – PLANTAGO RENIFORMIS

Në vende mesatarisht të lagështa, me humus dhe nën hije rritet gjethe delli shumë interesant me gjethe në formë veshke, për ç arsye edhe emërtohet ashtu. E ka përshkruar botanisti austriak G. Beck në vitin 1887, duke e gjetur për herë të parë në malin Hranisav mbi Tarçin (Bosnje dhe Hercegovinë). I përket elementit floristik endemik të Dinarikeve.

PANJA E HELDRAHUT – ACER HELDREICHI

Ky lloj gjethor fisnik rritet në lloje të ndryshme të truallit, më së shpeshti në ekspozimet veriore dhe në lugina ku mbet bora më gjatë. Është shumë dekorativee në vjeshtë kur gjethet e fitojnë një ngjyrë ari. Është lloj endemik i Gadishullit Ballkanik.

BARPEZMI – ACHILLEA ABROTANOIDES

Popullon gëlqeroret dhe gërmallat prej nga ku shumë bimë “ikin”. Arrin edhe deri në 2000 m lmd dhe kjo është edhe një lloj endemik i pjesës perëndimore të gadishullit Ballkanik. Vendndodhja klasike është Orieni, dhe e ka përshkruar R. Visiani në vitin 1847. Ka zbatim në mjekësi popullore.

DREDHAKU – PINUS MUGO

Emërtimi mugo rrjedh nga emërtimi popullor “mughus” siç quhet kjo pishë në Alpe. Për dallim nga llojet tjera të pishave, ka sistem rrënjor me rrënjë anësore të shumta të cilët shpërndahen në mënyrë hapësinore duke mbuluar sipërfaqe edhe deri në 10 m. Duke iu falënderuar kësaj veçori, kjo bimë është me rëndësi të jashtëzakonshme për parandalim të erozionit të truallit, posaçërisht kur fillojnë vërshimet dhe ortekët e borës. Është karakteristik për Bjeshkët e nemuna të Kosovës.

RROBULLI – PINUS HELDREICHII

Lloj endemik i pjesës qendrore dhe perëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe pjesës jugore të Gadishullit Apenin. Popullon terrene shkëmbore dhe gurore, shpeshherë shumë ekstreme. Lëkura e vjetër plasaritet në formë të pllakave të koracës mesjetare të kalorësit, e nga aty edhe emërtimi “pishë pancir”. Mund të përjetojë moshë shumë të vjetër.

ARNENI – PINUS PEUCE

Pishë pesë gjembore e përshkruar në vitin 1838 nga botaniku gjerman Grisebach. Paraqitet në shtresa silikate, më rrallë në gëlqeror. Kërkon trualle të freskëta, të thella dhe të lagështa. Është Endem i pjesës qendrore të Gadishullit Ballkanik, dhe është relikt terciar.

LULE FENIKSI SERBE – RAMONDIA SERBICA

Këtë lloj bimor shumë interesant e ka zbuluar Josif Pançiq në vitin 1855. Ka përjetuar epokën glaciale, dhe në vitin 1928 Pavlle Çernjavski e zbulon se kjo bimë ka veçori antibiotike, çka do të thotë se mund të kthehet në jetë mbas vdekjes aparente – duke i shtuar ujë.

KLOKËZA E SENTNERIT – SILENE SENDTNERI

Ky lloj endemik i Dinarideve popullon livadhet dhe plisat e barit të bjeshkëve. Në majë të bimës dallohet kokëza me lule.

VULFENIA E BLEÇIQIT – WULFENIA BLECICI

Lloj bimor shumë i bukur i cili rritet në terrene gëlqerore dhe silikate. Është endem i Bjeshkëve të nemuna dhe njëkohësisht lloj bimor i mbrojtur.

Fotografitë

Biodiverzitet