- /
- Rruga e tëbanave Kosovë
- /
- Bjeshkët
Bjeshkët
Bjeshkët në komunë të Deçanit dhe Junikut kanë bukuri të radha natyrore. Lokalitetet të cilat ju këshillojmë që ti vizitoni janë:
- Lugina e Lumbardhit ndodhet në Deçan, në mes dy maleve, Kozhnjerit dhe Marjashit. Ka sipërfaqe prej 278,3 Km.
- Lokaliteti turistik i Radoniqit
- Lokaliteti turistik Podi i Gështenjave është potencial turistik i komunës Deçan, një atraksion natyror i cili u mundëson shumë familjeve të kësaj komune që të ushqejnë familjet e tyre me grumbullim dhe shitje të gështenjës.
- Lokaliteti turistik Pishat e Deçanit ka sipërfaqe prej 15 hektarësh, dhe kjo zonë natyrore e Kosovës është e mbrojtur që nga viti 1968. Kjo zonë tek Manastiri i Deçanit është e mbuluar me pisha të zeza. Pishat e Deçanit janë resurs i radhe natyror me veti shëruese dhe shfrytëzohen për turizëm shëndetësor.
- Lokaliteti turistik Belaja dhe Pleqa
- Lokaliteti turistik Kozhnjer ndodhet brenda komunës së Deçanit dhe është zonë e mbrojtur që nga viti 1955. Ky regjion është i njohur për numër të madh të dhive të egra(Rupicapra rupicapra L).
- Maja malore Belegu – Majat e bjeshkës së Belegut janë shkëmbore por janë të njohura për pasuritë dhe llojllojshmërinë e elementeve estetiko – dekorative. Kjo zonë është karakteristike për kontrast të madh të pejzazheve, me forma karakteristike, shpesh me lugina jomikpritëse dhe me maja të pjerrëta dhe të mprehta. Në bjeshkën e Belegut janë të ruajtura flora dhe vegjetacioni sub-polar, dhe është e pasur me kullota të pasura me reshje bore dhe shiu.
- BJESHKA MILISHEVC– Kjo bjeshkë është mjaft e madhe sikurse edhe të gjitha malet e Alpeve shqiptare, e karakterizojnë pejzashe tepër të bukura dhe begatia e florës dhe faunës. Përpos në qëllime turistike, bjeshka shfrytëzohet edhe për kullota.
- GJERAVICA me lartësi 2656 m është maja më e lartë e Alpeve shqiptare (Bjeshkëve të nemuna) nga ana e Kosovës, edhe pse lartësia e majës mund të jetë edhe ndonjë metër më e madhe, por kjo nuk është konfirmuar nga matjet me GPS. Sipas lartësisë është maja e tretë e Bjeshkëve të nemuna mbas Korabit dhe Jezercit i cili ndodhet në Alpet shqiptare dhe është 2764 metra i lartë… Kjo majë malore ndodhet në perëndim të Kosovës, në regjionin e Bjeshkëve të nemuna dhe paraqet kufirin në mes komunës së Deçanit dhe Shqipërisë. Vetë maja e Gjeravicës i përket territorit të komunës së Deçanit, e menjëherë afër tij është edhe maja Gusani. Të dyja këto bjeshkë janë jashtëzakonisht të pasura me florë dhe faunë.