- /
- Rruga e tëbanave Mali...
- /
- Biodiversiteti
- /
- Florë
- /
- Bimët medicinale
Bimët medicinale
DËLLINJA E ZEZË – JUNIPERUS COMMUNIS
Shkurre e ashpër gjethembajtëse me gjethe halore gjilpërore të vendosura nga tre në spirale. Frytet bashkohen në fillim të vjeshtës deri në dimër. Frytet e thara përdoren si erëza apo si ilaç, për përfitim të vajrave eterik dhe për raki të ndryshme. Në shtetet skandinave nga dëllinjat prodhojnë birrë, në Francë verë, kurse në Gjermani uthull të veçantë.
DËLLINJA E RRËGJUAR – JUNIPERUS NANA
Popullon plisat e barit të bjeshkëve të brezit subalpin dhe alpin, si në silikate ashtu edhe në gëlqeror, me ç rast mbulon sipërfaqe të mëdha.
RRUSHARUSHA – ARCTOSTAPHYLOS UVA-URSI
Shkurre e gjelbër e ulët, e shtrirë dhe zvarritëse, me kërcell të degëzuar dhe me gjethe të lëmuara të trasha dhe lëkurore. Fryti është i kuq intensiv dhe kokrriza shkëlqyese. Mund të jetojë edhe mbi 100 vjet. Kokrrizat hahen, edhe pse shijen e kanë të thartë. Gjethet e këtyre bimëve thahen dhe përdoren për çaja për shërim të sëmundjeve të organeve urinore (çaji uva). Gjatë grumbullimit të tyre duhet ruajtur habitatin e bimës.
BARË PEZMI – ACHILLEA MILLEFOLIUM
Me këtë bimë takohemi në kullosa të thata, livadhe, fusha, që nga rrafshinat deri në 1700 m lartësi mbidetare. Mund të hahen vetëm gjethet e njoma të cilat me vjetrim bëhen të ithët. Përdoret edhe si erëza, sepse përmban vaj eterik. Nga pjesët e thara të bimës në lulëzim, përgatiten çaje për përmirësim të funksionit të mëlçisë, fshikëzës së tëmthit, veshkave, diabetit dhe ndalimit të gjakderdhjes.
HUDHËR ARIU – ALLIUM URSINUM
Aromë e fortë hudhrës hetohet edhe para se e shohim bimën, e kjo njëkohësisht është shenjë e mirë se nuk do ta përziejmë këtë bimë me Drekëzën, lulevjeshtën apo shtarën. Në disa zona quhet edhe “Hudhra e ariut” sepse arinjtë e hanë me dëshirë mbas gjumit dimëror në mënyrë që të pastrojnë lukthin, zorrët dhe gjakun. Në kohë të lulëzimit, lule të bardha, lulerrathë me shumë lule të bardha në formë gjysmëtopi krijojnë një kontrast tepër të bukur me gjethet e dendura dhe të gjera të gjelbra. Përndryshe është bimë jashtzakonisht shëruese.
LULE GOMARI – TARAXACUM OFFICINALE
Një tapet i verdhë me lule na kënaq çdo pranverë, e radhëkush e din se ajo bimë në mjekësi tradicionale popullore nxë vend të rëndësishëm, sepse ndihmon tek sëmundjet e mëlçisë, vrerit, cermës, reumës, spastron gjakun, përmirëson tretjen. Gjethet grumbullohen para se të lulojnë, rrënjët në pranverë dhe vjeshtë, kurse kërcelli gjatë kohës së lulimit. Është keqkuptim i madh dhe gabim që njerëzit mendojnë se kjo bimë i përket barit të keq.
GOGLAC – PRIMULA ELATIOR
Bimë shumëvjeçare lulet e të cilës janë të bashkuar në rrethlule mbrojtës, zakonisht të anuar në një anë. Është shumë e përhapur. Rrënja, gjethi dhe lulja përdoren në mjekësinë popullore.
GENCIANA E ASKLEPIT – GENTIANA ASCLEPIADEA
Kur lulëzon kjo bimë, duhet kuptuar se vera është afër fundit dhe se fillon vjeshta. Rritet në trualle të thella të freskëta në shkurre tepër të bukura të dendura, e më së shpeshti e gjejmë në pyje të shëndritshme, në skaje të pyjeve dhe në pjesë të hapura në pyll. Në mjekësi popullore shfrytëzohet rrënja e cila është e ngjyrës së verdhë. Për shkak të gërmimeve të pavetëdijshme, numri i kësaj bime bien, çka është e palejueshme.
LULEBASANI ALPIN – HYPERICUM ALPINUM
Optimumin për mbijetesë të vet e gjen në trualle acidike, e më rrallë në gëlqerore. E duron mirë thatësirën. Përdoret si bimë medicinale për përgatitje të pijeve të çajit.
TRASHEGRA MËRSINË – VACCINIUM MYRTILLUS
Kaçube e degëzuar me lartësi deri në 40 cm, shpesh mbulon krejt sipërfaqet në truall acidik, të lagësht dhe me humus. Kufiri i epërm i përhapjes së tij është deri në 2000 m lmd. Frytet e freskëta japin efektet më të mira në shërim të shumë sëmundjeve, mirëpo nuk duhet shpërfillur as ndikimin efikas të kësaj bime kur është në fazë të lulëzimit. Atëherë shfrytëzohet për shërim të diabetit. Mbledhja e pakontrolluar dhe mbledhja me mjete të palejuara janë shpatë mbi “kokë” të kësaj bime jashtëzakonisht të dobishme.
SHELGU I EGËR – EPILOBIUM ANGUSTIFOLIUM
Është e vështirë që gjatë verës të shëtisni nëpër natyrë e të mos takoheni me këtë bimë tepër dekorative e cila me sukses mund të përdoret gjatë dhënies formë pejzashi sipërfaqeve. Përpos kësaj, mund të përdoret edhe për ushqim, e ka zbatim edhe në mjekësi popullore.
RIGONI I ZAKONSHËM – ORIGANUM VULGARE
Është bimë aromatike dhe mjekësore shumë e rëndësishme, e cila në popull është e njohur si “ çaj bjeshke”. Gjethet dhe lulet kanë erë aromatike sepse përmbajnë përqindje të konsiderueshme të vajrave eterike. Është interesant të përmendet prejardhja e emërtimit në gjuhë malazeze “Vranilovka” (ngjyrë sorre). Në fakt, deri në zbulim të ngjyrave sintetike, e kanë përdorur për ngjyrosje të leshit me ngjyrë të zezë, duke shtuar sulfat hekuri.
GËSHTENJA – CASTANEA SATIVA
Gështenja ose “gogla e perëndive” është dru gjetherënëse me lartësi 20-30 metra, me diametër të trungut edhe deri në 2 metra. Fryti (arrëza) bën pjesë në ushqime me vlerë të lartë nutritive dhe përdoret për ushqim. Vetitë mjekësore të lules së saj, gjethit dhe lëkurës janë më shumë të njohura në mjekësinë popullore sesa në atë zyrtare. Për shkak të përmbajtjes taninës, gjethi dhe lëkura shërbejnë për përgatitje të preparateve medicinale regjëse (astringjente). Gjethi përdoret për parandalim dhe sanacion të ndryshimeve të caktuara në mëlçi, sepse ka sasi të mëdha të vitaminës K i cili vepron në mënyrë të favorshme edhe në koagulim të gjakut. Konsiderohet se rrjedh nga Azia e vogël. Gështenja është bimë karakteristike për regjione të Bjeshkëve të nemuna të Kosovës, nga Peja deri në Gjakovë, është e përhapur në lartësi nga 100 deri në 1000 m lmd.