Kërpudhat johelmuese

BOLETI (lat. Boletus edulis Bull ex Fr)

shpesh e quajtur si kërpudha e vërtetë, ndodhet në lëndina dhe shpate të mbuluara me myshk nga vera deri në vjeshtë. Rritet përbri qarrit dhe lisit në brendësi dhe në trualle acidike, në gëlqerore, dolomitë, e posaçërisht në morene. Kjo kërpudhë është shumë e shijshme dhe ndodhet në menynë e restoranteve të shumta.

SPUNGE KONIKE (lat. Morchella conica Fr. Ex. Persoon)

rriten kryesisht në pyje halore, në lartësi të larta mbidetare, por edhe në pyje të përziera. Ndodhen edhe nëpër skaje të pyllit, në shkrepe, gryka, rreth gropave dhe në vende krejtësisht të papritura. Rritet më së shumti në grupime nga 15-20 copë. Në rrafshina i parapëlqen përrenjtë, afërsitë e lumenjve, grumbuj të mbeturinave të hedhura , mbeturinave nga druri. Krejt trupi është i zbrazët, mishi i zbehtë, me konstrukt i ngjashëm me të dyllit, por është i fortë si kërcor. Ka aromë unike e cila intensifikohet kur është i tharë. Atëherë është më i vlerësuari si shtesë në salca, supe dhe në të gjitha mrekullitë e gastronomisë.

DHELPRUSHA (lat. Cantharellus cibarius Fr.)

Me formë konike, me ngjyrë portokall në të verdhë, rritet zakonisht në grup të kërpudhave nga e njëjta familje, në simbiozë me rrënjët e bimëve gjetherënëse dhe gjethembajtëse, më së shpeshti qarrit dhe bredhit. Është një nga llojet më të bukura dhe më të vlerësuara të kërpudhave që përdoren si ushqim. Është e pasur me vitaminë C. Për shkak të mishit të gjallë, tretet pak më vështirë, por është e përshtatshme për mënyra të ndryshme të përgatitjes, është e mirë për tharje dhe marinim.

KËRPUDHA ÇADËR (lat. Macrolepiota procera)

është lloj i kërpudhave që hahen dhe janë të kualitetit të shkëlqyeshëm. Është një nga kërpudhat më të mëdha, dhe është interesante sepse përkujton në çadër zonjash, prej nga e ka fituar edhe emrin. Aroma e kërpudhës është e këndshme dhe të përkujton në lajthia. Rritet në të gjitha pyjet, gjatë verës dhe vjeshtës.

LOPËZA PISHËKUQE (lat. Lactorius deliciosus)

është lloj i kërpudhës johelmuese dhe shumë e shijshme. Rritet nga vera deri në fund të vjeshtës në pyje halore, e posaçërisht nën pisha, në lëndina të lagështa dhe afër pyllit. Kapela tek kërpudhat e vogla është konvekse, e më vonë ulet në formë hinke dhe fiton ngjyrë portokalli në të kuqe. Dallohen qartë rrathët koncentrik të cilët kur plaket kërpudha, shndërrohen në njolla të gjelbra. Kërcelli ka formë cilindrike, dhe në fund është pakëz më i hollë, ka ngjyrë portokalli. Është i plotë derisa është kërpudha e re, por bëhet i zbrazët kur plaket.

AMANITA RUBESKE (lat. Amanita rubescens)

është e veçantë për faktin se mishi i saj në prerje skuqet, fiton ngjyrën e vërës. Ky është dallimi i vetëm i dukshëm në krahasim me të gjitha amanitet tjera, e posaçërisht me Amanita Pantherina e cila është shumë e ngjashme dhe shumë helmuese. Shumë tërheqin vëmendjen mbi nevojën që para përdorimit të përpunohet mirë termikisht, gjegjësisht e kushtëzojnë përdorimin e tyre si ushqim.

Fotografitë

Biodiverzitet