Rruga e tëbanave Kosovë
Nëse doni të shijoni natyrën e Bjeshkëve të nemuna e cila do të ju lërë pa frymë, të përzier me traditën dhe kulturën shumëvjeçare të cilën e ruajnë barinjtë lartë nëpër bjeshkë, atëherë vizitoni rrugën e tëbanave të Kosovës! Bjeshkë të shumta tepër të bukura dhe të pa eksploruara sikurse janë Belegu, Bogiqevica, Rashkodoli dhe Mileshevci ju presin, kurse barinjtë mikpritës të cilët verat i kalojnë në këto bjeshkë, do të kujdesen që të mos jeni të uritur dhe që të keni kulm mbi kokë derisa të jeni duke eksploruar këto zona. Dhe derisa jeni duke eksploruar, jeni të vëmendshëm për biodiversitetin e pasur dhe unik të këtyre viseve, kënaquni në shijen e harruar të frutave të egra të pyllit dhe të aromës relaksuese të çajit i cili përgatitet nga bimët mjekësore të cilat në këtë zonë të paprekur rriten me shumicë.