- /
- Rruga e tëbanave Kosovë
- /
- Informatat e përgjithshme
Informatat e përgjithshme
Kosova ka resurse natyrore të pasura dhe trashëgimi kulturore të veçantë, çka mund të kontribuojë në zhvillim të turizmit në fshat gjatë të gjitha stinëve të vitit. Përshkrimi i potencialeve për turizëm në Kosovë është i lidhur gusht me pozitën e saj gjeografike. Pozita e Kosovës në Evropën juglindore, me pozitë qendrore në Gadishullin Ballkanik paraqet udhëkryq e cila daton historikisht që nga koha e Ilirëve dhe Romakëve. Edhe pse Kosova është hapësirë e vogël gjeografike, me burimet njerëzore dhe natyrore të cilat i disponon, ofron mundësi të mira për zhvillim të disa llojeve të turizmit.
Ky shkrim jep pasqyrimin e turizmit në fshat, atraksioneve natyrore dhe kulturore të cilat i ofrojnë komunat e Deçanit dhe Junikut, mundësinë e zhvillimit të turizmit në fshat, përparësitë e investimeve potenciale për sukses në zhvillim të turizmit.
Gjithashtu, në këtë shkrim janë të përshkruara aktivitetettë cilat janë të përkrahura nga ana e projektit “Turizmi në fshat për zhvillimin ekonomik të regjioneve ndërkufitare të Kosovës dhe Malit të Zi” të cilin e finacson Komisioni Evropian, dhe e zbaton organizata IADK në bashkëpunim me Golden Honey.
Turizmin në fshat mund ta përkufizojmë si përvojë të një shteti e cila përfshin spektër të gjerë të aktiviteteve të cilat zhvillohen në zona bujqësore dhe jourbane. Turizmi në fshat nuk është vetëm turizëm në ferma. Ai përfshin pushimet në ferma, pushimet me interes të veçantë në natyrë dhe ekoturizëm, ecje-shëtitje, alpinizëm, aventurë, sport dhe turizëm shëndetësor, gjueti dhe peshkim, shëtitje edukative, turizëm artizanal dhe të trashëgimisë kulturore, dhe në disa regjione turizëm etnik.
Forma kryesore e turizmit është agroturizmi i cili i referohet vizitave të fermave të punës apo aktiviteteve bujqësore, hortikulturës apo agrobiznesit me qellim të kënaqjes, edukimit apo pjesëmarrjes aktive në aktivitete bujqësore. Ekziston një spektër i gjerë i ofertave të turizmit në fshat. Kjo përfshin agroturizmin, festivalet bujqësore, ngjarje të veçanta, panaire në fshat, turne bujqësore. Në këtë pikëpamje, të gjitha vetëqeverisjet lokale dhe komunitetet lokale duhet të jenë të kyçura në mënyrë aktive në shtrirje të rrjetave dhe përkrahjes së turizmit në fshat dhe promovimit të resurseve dhe pronës së këtyre regjioneve.
Projekti “Turizmi në fshat për zhvillimin ekonomik të regjioneve ndërkufitare të Kosovës dhe Malit të Zi” ka promovuar dhe ndërtuar infrastrukturën bazë për zhvillim të turizmit malor dhe atij në fshat në komuna të Deçanit dhe Junikut. Në kuadër të projektit në bashkëpunim me partner të projektit, janë identifikuar ditët tradicionale të komunës Deçan dhe janë organizuar manifestime të ndryshme. Në mënyrë që këto ditë tradicionale të mund të shërbejnë për promovim të turizmit, komunat në fjalë duhet ti shpallin si ditë tradicionale dhe duhet të përcaktojnë datat se kur do të duhet të mbaheshin këto ditë, se kush i organizon, si dhe kritere tjera të cilat ndikojnë në promovim të turizmit.