Strehimi

ZEKI AHMETGJEKAJ

Ekzistojnë disa pika turistike të quajtura “Bujtina” – Bujtina LOJZA në Zllanopoj, mal të Roshkodollit e cila mund të përdoret gjatë gjithë vitit dhe e cila ofron akomodim komfort. Është e pajisur me hapësirë për kuzhinë dhe banjo.

Për qëndrim njëditorë ofron gjysmë pansion për mëngjes, drek dhe darkë, ushqimi i ofruar nga kjo pikë turistike është tradicional, si: fli, byrekë, salcë, ajkë, kos, byrek me lakra, speca, gjithashtu ofron edhe shumë ushqime tjera. Gjithashtu, tëbana grumbullon produkte nga fermerët tjerë dhe ua shërben turistëve, çka do të thotë se komuniteti përreth ka dobi nga tëbana. Tëbana ofron mish të pjekur nën saç për turist që janë të pasionuar mbas përgatitjes së ushqimit.

Ky vend gjithashtu ofron edhe aktivitete të ndryshme si shtigje ecjesh etj.

ISUF MEHMETAJ- Mali Roshkodoll

Isuf Mehmetaj ka dy tëbana në lokalitete të ndryshme, dhe këto tëbana ua ofron turistëve. Ato ndodhen në malin Roshkodoll, në Zllanopojë.

Sezoni fillon që nga mesi i korrikut dhe zgjatë deri në fillim të nëntorit, dhe ata ofrojnë akomodim të pajisur me ambient fjetje, kuzhinë dhe banjo. Për qëndrim njëditor kanë gjysmë pension: mëngjes, darkë dhe fjetje. Ai shërben ushqime tradicionale si: fli, bukë shtëpiake, byrek me lakra, djathë, spinaq të pjekur nën saç, speca me ajkë, djathë tradicional nga kjo zonë, mish qengji dhe edhi të pjekura nën saç, dhe shumë ushqime tjera karakteristike për këtë zonë.

Gjithashtu ata ofrojnë kalërim dhe shëtitje në këmbë.