1. /
  2. Rruga e tëbanave Kosovë
  3. /
  4. Turizmit në fshat

Turizmit në fshat

Potencial tjetër i turizmit në fshat është agroturizmi, i cili i referohet faktit të vizitës së fermave në punë, qofshin ato aktivitete bujqësore, hortikulturore apo të agrobiznesit me qellim të dëfrimit, edukimit apo pjesëmarrjes aktive në ato aktivitete. Kjo përfshin pjesëmarrjen në spektër të gjerë të aktiviteteve bazë në fermë, përfshirë edhe ato në tregje të bujqve, angazhim në fermë apo qëndrim në to. Komunat e Deçanit dhe Junikut kanë llojllojshmëri të fermave ku vizitorët njoftohen me traditën e përpunimit të qumështit të rasës autoktone Bardhokës, grumbullimin e gështenjës dhe aktivitete dhe atraksione të shumta të cilat i ofron agroturizmi. Nëse jeni të interesuar për agroturizëm, ju rekomandojmë që të vizitoni fermat vijuese:

  • Rustem Dervishaj, fshati Isniq, i cili është pronar i 70 krerë lopë, dhe gjatë verës del në tëbanë në bjeshkë të Isniqit së bashku me bagëtitë. Gjithashtu, ky fshatar investon në kasolle druri për strehim të turistëve e gjithashtu përgatit ushqim tradicional dhe përpunon qumështin duke fituar djathë shumë të mirë, ajkë, etj., kurse nga projekti është përkrahur me pajisje për përpunim të qumështit dhe panelet diellore për furnizim me energji elektrike.
  • Fadil Bajraktari nga fshati Isniq, ka 37 krerë lopë, dhe gjithashtu gjatë sezonit veror del në tëbane në bjeshkë dhe ofron strehim, ushqim dhe prodhime nga qumështi.
  • Burim Dervishaj, nga fshati Rzniq, komuna e Deçanit, i cili merret me blegtori dhe ka 42 krerë lopë dhe merret me përpunim të prodhimeve të tyre.
  • Ali Ismalaj nga fshati Ratish, komuna Deçan, i cili ka 30 krerë lopë dhe prodhon djathë dhe prodhime tjera sipas kërkesave të klientëve.
  • Neki Goçaj, Junik, ka 21 krerë lopë dhe merret me përpunim të qumështit, djathit dhe ajkës.