Biodiversiteti

Për shkak të natyrës së egër, klimës së vrazhdë dhe rreziqeve që ishin të pranishme për shkak të kafshëve të egra, posaçërisht ariut, rrëqebullit, ujkut dhe egërsirave tjera, blegtorët këtë masiv malor që moti e kanë quajtur “Bjeshkët e nemuna” e më vonë populli shkurtimisht i ka quajtur “Të nemunat”.

Regjioni nga Hajla deri në Çakorr, përbri Mokra dhe Smilevica, përbëjnë degën veriore të Bjeshkëve të nemuna, të cilat si sistem i përgjithshëm i Bjeshkëve të nemuna i përket Dinarikeve.

Është interesant tregimi mbi krijimin e këtyre bjeshkëve: Bjeshkët e nemuna sikurse edhe krejt viset e larta të Dinarikeve, janë krijuar me rrudhje si pasojë e kontaktit të pllakës tektonike afrikane e cila ka hyrë nën pllakën evropiane – “ndeshja e titanëve”! Ajo ndeshje tektonike në buzën e skajshme të Dinarikeve ka krijuar deviacion të truallit, duke krijuar më tutje lëvizje zigzage të pazakontë të vargjeve të bjeshkëve të nemuna.

Si pasojë e asaj ndeshje të viganëve tokësor, paraqiten forma të ndryshme të reliefit: tektonik, vullkanor, glacial, fluvial, karstik, eroziv dhe të tjera. Sipas Jovan Cvijiqit, epoka e akullnajave të Bjeshkëve të nemuna ka qenë më intensive sesa ajo e sotmja në Alpe. Si rrjedhojë, formën themelore të fizionomisë së Bjeshkëve të nemuna ia japin format fosile të erozionit dhe akumulacionit glacial. Në asnjë regjion të gadishullit Ballkanik akullnajat nuk kanë lënë gjurmë aq të thella dhe markante sa në Bjeshkë të nemuna.

Duke iu falënderuar atyre proceseve të vrullshme në të kaluarën, Bjeshkët e nemuna në përgjithësi, duke përfshirë edhe degën e tyre në veri, sipas mendimit të biologëve të ndryshëm, paraqesin një nga qendrat më të mëdha të biodiversiteti, posaçërisht diversitetit floristik, në Ballkan por edhe në Evropë.

Kjo “perlë evropiane e natyrës” siç janë quajtur Bjeshkët e nemuna, veçohen në kushte evropiane me llojllojshmëri të paarritshme të florës, faunës, vegjetacionit, biocenozës dhe ekosistemit në tërësi.

Edhe pse disa nga figurat e njohura të shkencës i kanë hulumtuar Bjeshkët e nemuna: Jovan Cvijiq, Josif Pançiq, Ivo Horvat, Branisllav Gushiq, Miodrag Jankoviq dhe të tjerë, prapëseprapë ka mbetur edhe shumëçka të hulumtohet, të zbulohet dhe ti paraqitet botës…

Bilës, disa thonë se Bjeshkët e nemuna janë një nga cepat e fundit të pa hulumtuara të planetit Tokë. Dhe pse e thonë këtë? Deri para njëzet e disa vite asnjë alpinist, eksplorues apo kureshtarë i rëndomtë nuk i ka vizituar këto vise. Ka qenë ky regjion i “rojës së vdekur” dhe posto blloqeve kufitare – karaullave ushtarake në kohën e RSFJ-së dhe regjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri. Shkurtimisht, Bjeshkët e nemuna kanë qenë “Bjeshkë të ndaluara”.

Ajo periudhë ka zgjatur me decenie, dhe vetëm në dhjetë vitet e fundit alpinistët, biologët, eksploruesit, me një fjalë, të dashuruarit në natyrë, kanë filluar të marshojnë në Bjeshkë të nemuna duke zbuluar magjinë, bukurinë, pasurinë… e tyre.

As ju nuk u mbetet gjë tjetër vetëm të niseni në këtë rrugë nga Hajla deri në Çakorr dhe të hedhni një sy nëpër vrimë të çelësit në “bukurinë e egër” të cilën Natyra na e ka dhuruar, duke ushqyer me shikim shpirtin, duke shikuar livadhet përplot me luleyll, aster alpin, manushaqes së Nikollës.. duke kaluar nëpër pyje të rrobullit dhe arnenit, duke dëgjuar thirrjen e pulegrës.. duke u frikuar se mos po hasni në ujkun apo ariun e murrmë…

Vrste u biodiverzitetu