Bretkorët

PICËRRAKU I ZI (lat. Salamandra atra)

ata që e dallon nga picërrakët e tjerë është gjëndrat e shprehura parotide mbas kokës, si dhe katër rende të gjëndrave helmuese të cilat përshkojnë përgjatë trupit. Në to sintetizohet helmi neurotoksik. Për dallim nga shumica e bretkorëve të tjerë, ky lloj është gjallëpjellës. Ata do të thotë se femra nuk hedh vezë por në jetë sjell një deri në dy pasardhës plotësisht të zhvilluar. Jeton në pyje të përziera(në lartësi mbidetare të ulëta), por mund ta hasim edhe në lartësi më të larta mbidetare. Është lloj i rrallë dhe i rrezikuar.

TRITONI I PYLLIT (lat. Ichthyosaurus alpestris)

Në fillim të vitit, gjatë sezonit të çiftëzimit, meshkujt dallohen për kreshtën në shpinë dhe koloritin që bie në sy. Shpina fiton ngjyrë të kaltër të errët, kurse në bark dallohen vija të kaltra të çelura apo ngjyrë portokalli. Me të kaluar të sezonit të çiftëzimit edhe meshkujt edhe femrat kanë bojë dheu. Jetojnë në lartësi të mëdha mbidetare.

YELLOW-BELLIED TOAD (lat. Bombina variegata) 

Bretkosa barkverdhë është në pjesë të epërme me lëkurë të dregëzuar, me ngjyrë gri –kafe, shpesh me njolla të ndritshme. Nga ana e poshtme, përfshirë edhe ijët, ngjyra e tyre është e kaltër e çelur me njolla ndritëse të verdha ose ngjyrë portokalli. Këto njolla kanë për qellim të frikojnë predatorin eventual. Armë shtesë e kësaj bretkose është lëngu me aromë refuzuese e cila irriton sytë , dhe të cilën ua lëshon sulmuesve.

Fotografitë

Biodiverzitet