Gjitarët

ARIU I MURRMË (lat. Ursus arctos)

Edhe përkundër vrasjes së pakontrolluar të arinjve dhe shkatërrimit sistematik të sipërfaqeve të mëdha të pyjeve, habitatit të tij natyror, bisha më e madhe tokësore e cila dikur ka qenë e përhapur në tërë Euro-Azi dhe Amerikë të veriut, prapëseprapë ka arritur të mbijetojë në pjesë të caktuara të Evropës (regjionet e Dinarikeve, Skandinavia dhe Karpatet). Sot ajo është kafshë e rrallë dhe e mbrojtur. Edhe pse bën pjesë në rend të mishngrënësve më të mëdhenj tokësor me dhëmbë syri të fortë dhe sistem të shkurtër të tretjes, tipik për mishngrënës, ushqimi i ariut të murrmë përbëhet, mbi 90 %, nga bimët. Edhe kundrejt historive të ndryshme mbi agresivitetin e tij, e vërteta është ndryshe: Ariu në natyrë ikën nga njeriu, të cilin, duke iu falënderuar aftësisë së jashtëzakonshme të nuhatjes, mund ta dallojë në distancë të madhe. Është agresive vetëm e ëma, edhe ata në raste kur i ka të rrezikuar këlyshët.

UJKU (lat. Canis lupus)

Ujku deri në fillim të bujqësisë dhe blegtorisë intensive ka qenë bisha më e përhapur në planet (ka qenë i numërt në të gjithë Evropën, Azi si dhe Amerikë të veriut). Sot është i njohur si kafshë pylli, si pasojë e faktit se njeriu që në kohë të lashta e ka dëbuar nga regjionet e hapura. Rënia drastike e numrit të tyre ka shkaktuar që në Evropë, vitet e fundit ujku të jenë i mbrojtur me tre marrëveshje ndërshtetërore. Ujku është kafshë shoqërore e cila jeton në tufë në të cilat vlejnë rregulla të caktuara të cilave u përmbahen të gjithë anëtarët e asaj shoqërie.

RRËQEBULLI BALLKANIK (Lynx lynx ssp. balcanicus)

në vitin 2015 është shënuar në Librin e kuq IUCN si lloj i rrezikuar në mënyrë kritike. Mund të arrijë lartësinë deri në 65 centimetra dhe peshën deri në 25 kilogram, e është i dallueshëm me veshët në formë trekëndëshi me tufa në majë, bishtin e shkurtër dhe gëzofin në të verdhë me lara të errëta. Hulumtimet e kryera në vitet e kaluara në Mal të Zi, Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë kanë treguar se numri i ekzemplarëve të pjekur më i ulët se 50. Në Parkun kombëtar të Bjeshkëve të nemuna në Kosovë, kamerat në vitin 2014 e kanë fokusuar një ekzemplar.

KAPROLLI (lat. Capreolus capreolus)

është kafshë e egër e skajeve të pyllit e cila është e përhapur në regjionin e Evropës qendrore dhe Azisë. Sjellja e kaprollit bën pjesë në të ashtuquajturin tipin Distancial, sepse shmang jetën në formacione më të mëdha shoqërore. Mirëpo, në vjeshtë të vonshme e tutje grumbullohet në kope dhe mbetet në to deri në pranverë. Ky shoqërim është instinktiv dhe arsyetohet me ndikimin negativ të faktorëve të jashtëm. Në kope ekziston organizimi i brendshëm e cila mban së bashku dhe ofron ndjenjë sigurie. Udhëheqësi i kopesë, sipas rregullit, është Kaprollja nënë e cila i paraprinë Kaprroçit të vogël. Vetëm pak para pjelljes së re, kaprollja e shkëput lidhjen me kaprroçin e vitit të mëparshëm.

DHIA E EGËR BALLKANIKE (lat. Rupicapra rupicapra balcanica) 

është nënlloj e dhisë së egër e cila rritet në Serbi, veri të Greqisë (Pind), Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi dhe Slloveni. Në të kaluarën kanë qenë të përhapura në pyje, por si pasojë e aktiviteteve të njeriut, është dëbuar në bjeshkë të larta. Tani paraqesin lloj të rrezikuar të thundrakeve. Jashtë Evropës jeton vetëm edhe në Zelandë të Re. Atje e kanë importuar në vitin 1907 si dhuratë e mbretit austriak Franc Jozefit të I-rë. Ngase dhitë e egra atje kanë hasur në kushte shumë të mira jetësore, numri i tyre është shtuar shumë shpejtë dhe sot ai lloj nuk është i rrezikuar. Bilës, Enti i tyre për mbrojtje inkurajon gjuetinë e këtyre kafshëve të egra në mënyrë që të ruhet bota bimore.

Fotografitë

Biodiverzitet