- /
- Rruga e tëbanave Mali...
- /
- Biodiversiteti
- /
- Faunë
- /
- Shpendët
Shpendët
GJELI EGËR (lat. Tetrao urogallus)
pulegra është zog pylli nga familja e pulave e cila bën pjesë në rend të llojeve shumë të rrezikuara. Mund të thuhet se është stoli dhe perlë e habitatit të larta të bjeshkëve. Përpos dashamirësve të natyrës, pulegra ka grabitur dhe grabit kujdesin e artistëve, si shkrimtarëve ashtu edhe piktorëve. Është posaçërisht interesant për shkak të këndimit të paharrueshëm të pulegrës gjatë sezonit të çiftëzimit.
SHQIPONJA BONELLIS (lat. Aquila fasciata)
është më e vogël sesa shqiponja mesatarisht e madhe nga familja e kokosharëve. Është zog joshtegtar që ngrit fole në regjione pyjore e shpesh edhe malore. Ka spektër të gjerë të presë të cilin e nxën të gjallë. Zakonisht gjuan nga strehimet, nga kurora e pemëve, por nganjëherë e nxën prenë edhe duke u vërsulur nga ajri në tokë sikurse edhe shqiponjat tjera.
THËLLËNXA E PYLLIT (lat. Tetrastes bonasia)
Në popull e quajnë edhe pula e pyllit. Është banore e regjioneve pyjore – malore. Për shkak të mishit të shijshëm është e rrezikuar me gjueti. Meshkujt janë shumë luftarak dhe nuk lejojnë prani të mashkullit tjetër në afërsi.
QUKAPIKU TREGISHTORË (lat. Picoides tridactylus)
Për dallim nga qukapikët tjerë të Ballkanit, nuk ka pika të kuqe të errëta në kokë dhe rreth bishtit, kurse meshkujt e mëdhenj kanë kapele të verdhë mbi kokë. Bën pjesë në lloje të kërcënuara. Jeton në pyje halore, posaçërisht në ato të sulmuara nga insektet mbas zjarreve apo përmbytjeve me të cilët ushqehet. I pëlqen edhe pemët dhe lëngjet e pemëve. Punon fole në pemë në vrima të cilat i çelë rishtas çdo vit. Derisa kërkon insekte në lëkurë të pemëve, bën vrima në rend ashtu që lëkura e drurit duket sikur ka brazda të gjata. Vrimat i çel edhe në shtylla druri.