Zvarritësit

NEPËRKA (lat. Vipera berus)

Nepërka është gjarpër i ngadaltë dhe trup ngjeshur, me bisht të shkurtë, me kokë ovale dhe të shtypur. Me ngjyrë kafeje, përgjatë shpinës ka vija dredha dredha të errëta me njolla anash. Barkun e ka të ngjyrës gri në të zezë dhe i spërkatur me pikla të bardha. Rritet deri në 70 cm. Sikurse edhe tjerët gjarpërinj helmues, nuk e ndjek prenë e vet, por pret që gjahu ti afrohet dhe vetëm atëherë e sulmon. Në krahasim me helmin e gjarpërinjve të familjes së njëjtë më të mëdhenj, helmi i nepërkës i cili është hematoksik, rrallë është kërcënim për jetë të njeriut. Vdekja e njeriut pason vetëm kur gjarpri me kafshim e dëmton enën e gjakut.

NEPËRKA E PYLLIT (lat. Vipera ursinii macrops)

është gjarpri më i vogël helmues i Evropës. Gjatësia mesatare është 45 cm. Jeton në bjeshkë, mbi 1500 m lmd. E ka kokën e vogël dhe të rrumbullakosur në turinj, kurse sytë janë relativisht të mëdhenj. Ngjyra kryesore është gri apo grinë te verdhë. Vija zigzage në shpinë është shumë e ndrysheushme dhe në shumë ekzemplar është e copëtuar në njolla të parregullta dhe/ose linja tërthore. Barkun e ka bojëkafe të çelur, të errët apo gri. Sipas ngjyrës kryesore është shumë e ngjashme me nepërkën. Helmi i saj është më i dobëti nga të gjitha helmet e gjarpërinjve evropian helmues. Tek njeriu shkakton dhimbje lokale dhe të ënjtur. Tek njerëzit e ndjeshëm mund të shkaktojë nauzë dhe vjedhje, por rimëkëmbja është zakonisht e shpejtë. Nuk janë evidentuar raste me vdekje.

Fotografitë

Biodiverzitet