1. /
  2. Rruga e tëbanave Mali...
  3. /
  4. Biodiversiteti
  5. /
  6. Florë
  7. /
  8. Llojet bimore helmuese –...

Llojet bimore helmuese – toksike

HELMARINA – ATROPA BELLADONNA

Kjo bimë duket madhështore në vjeshtë kur i piqet fruti – kokrrizat. Pikërisht atëherë duhet të jemi të kujdesshëm me grumbullimin e frytave ushqimore të disa bimëve. Alkaloidi – Atropini që fitohet nga kjo bimë përdoret në okulistik për zgjerim të bebëzave të syrit, kurse tek popujt e lashtë e kanë shfrytëzuar femrat për dukje më të bukur të syrit.

AKONITI I PANTOÇEKUT – ACONITUM VULPERIA SUBSP. PANTOCSKIANUM

Ky takson paraqet nënllojin endemik të përhapur nëpër male të Evropës jugore dhe qendrore. Të gjitha pjesët e bimës përmbajnë akonit shumë helmues, ashtu që me të gjitha gjasa bëhet fjalë për bimën më helmuese të Evropës.

SHTARA – VERATRUM ALBUM

Lloj mjaft i njohur në popull dhe mjaft i përhapur n[ bjeshkët tona. Bagëtia nuk e han, por njerëzit munden duke e përzier atë derisa i ka gjethet e imëta dhe të reja me gjethe të hudhrës së ariut, çka mund të shpjerë deri tek helmimi i cili manifestohet me kokëdhimbje, vjellje, temperaturë të lartë etj.

LULEMUSTAKU ( Lonicera alpigena )

Gjethor që lulon gjatë muajit maj. Lulet janë të ngjyrës rozë, kurse frytet e pjekura janë me ngjyrë të kuqe të errët dhe nuk hahen.

DAFINË – DAPHNE MEZEREUM

Emërtimi i kësaj bime rrjedh nga vlera e saj e përdorimit. Sipas tregimeve, hajdutët kanë përdorur lëkurën e saj për të lidhur këpucët – opingat. Lulëzon vetëm në pranverë, kurse rrethlulja është me ngjyrë të gjallë për ç arsye në disa vise e quajnë edhe “jargavan pylli”.

LULE SHËN GJERGJI – CONVALLARIA MAJALIS

Lulëzon rreth Shën Gjergjit, ashtu që nga ky fakt e ka edhe emrin e atillë (në gjuhë sllave). Lulet i ka në formë kambane dhe të bardhë, kurse gjethet janë shumë të ngjashëm me gjethe të hudhrës së ariut, ashtu që kur grumbullohet hudhra e ariut duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Ngase përmban alkaloidë glikozide helmuese, përdoret në mjekësinë zyrtare për mjekim të pengesave kardiake, për ç arsye në habitatet natyrore është e rrallë.

Fotografitë

Biodiverzitet