Gentiana lutea
- /
- Rruga e tëbanave Mali...
- /
- Biodiversiteti
- /
- Florë
- /
- Llojet e mbrojtuara bimore
SANZA – GENTIANA LUTEA
Vetitë shëruese të kësaj bime janë të njohura që nga koha e sundimit të mbretit ilir Gentit, në shekullin e parë para erës së re. Është e përfaqësuar në vegjetacion të plisit të barit në bjeshkë. Lulja e saj e bukur e verdhë e “tradhton” në terren, ashtu që nuk është e vështirë të gjendet. Gjatë përdorimit të kësaj bime në shërim, duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse mund të paraqiten pasoja që ndikojnë në shqisa të parit.
LULEYLLI – LEONTOPODIUM ALPINUM
Rritet në pjerrtësi mesatare dhe plise bari. Alpinistët e koleksionojnë me dëshirë, e për shkak të shpërndarjes së ngushtë që ka, bima është e rrezikuar, dhe për këtë arsye është e mbrojtur rreptësishtë.
GJEMBARDHI – ERYNGIUM ALPINUM
Edhe esteti më i mirë përpara kësaj bime do të shtangej. Ajo llojllojshmëri e ngjyrave, formave dhe nuancave ju lënë pa frymë. Lajmërohet veçmas apo në grupe.
BRUKENTALIA – BRUCKENTHALIA SPIKULITOLIA
I përket elementit Karpato – Ballkanik floristik. Rritet në toka acidike, me mjaft dritë, edhe pse e duron edhe hijen e dobët.
BURGULLI I KOSHANINIT – SEMPERVIVUM KOSANINI
Është lloj endematik i regjionit të Bjeshkëve të nemuna. I banon të çarat e shkëmbinjëve silicorë. Më rradhë lajmërohet në gëlqerorë, shkëmbor dhe kullota. Është mjekësore, dekorative dhe mund të hahet.
MAKTH I ZI – NIGRITELLA NIGRA
Në plise malore bari deri në 2000 m mnd, shumë këndshëm do të ju befasojë takimi me këtë bimë lulja e të cilës është e ngjyrës së errët, e ngjeshur fortë në formë të topit, kurse aroma e saj përkujton në çokollatë.
FRITILARE MESINEZE DELIKATE – FRITILLARIA GRACILIS
Është përshkruar botanikisht në vitin 1844 nga ana e botanikut gjerman Wilhel Ebel. Vendndodhja klasike e saj është në Sutorman. Në periudhën e lulimit takimi dhe shoqërimi me të paraqesin përjetim për tu mbajtur mend.
ASTERI ALPIN – ASTER ALPINUS
Me rrethlule të madhe kokore, me buzë ngjyrë vjollcë – të kaltër, kurse në mes me ngjyrë ari – të verdhë, janë kombinim ideal për zbukurim të shkëmbinjëve dhe çarjeve të shkëmbinjëve karbonant në brezin e plisit malor të barit.
GENTIANA – GENTIANA COCHIANA
Rrethlule i madh në majë të kërcellit të shkurtër e bën këtë bimë shumë atraktive. Kjo ka qenë arsyeja që kopështi botanik i florës së Bjeshkëve të nemuna në Brezojevic afër Plavës të fitojë emrin sipas kësaj bime. Në pranverë kur lulëzon kjo bimë me lule ngjyrë të kaltër qiellore, i jep pamje përrallore.
ASHJA – ILEX AQUIFOLIUM
Bimë gjeth halore e cila paraqitet veçmas apo në grupe të vogla, në pyje ahu, pishe dhe bredhi. Fryti është arror i ngjyrës së kuqe, e ngase është bimë me gjethe që nuk i bien gjethet gjatë dimrit, e bën interesant dhe përdoret në hortikulturë.
NARTECË E SHARRIT – NARTHECIJUM SCARICUM
Ky lloj bimor i cili është jashtëzakonisht i rrallë, endemik dhe tercialisht reliktor në Ballkan, ritet në trualle acidike, me mjaft ujë në rrënjë dhe lagështi në ajër. Meriton kujdes dhe mbrojtje të rreptë.
VALERIANA E PANÇIQIT – VALERIANA PANCICII
E ka fituar emrin në nder të botanistit të madh Josif Pançiq, akademikut dhe eksploruesit të frytshëm të florës së Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë. Ky lloj bimor endemik dhe relikt terciar i Dinarideve juglindore dhe paraqet simbolin e Kopështit botanik të florës së Malit të Zi në Kollashin.
MANUSHAQJA E ORFANIDIT – VIOLA ORPHANIDIS SUBSP. NIKOLAI
Kjo subspecie endemike është përshkruar në vitin 1873 nga ana e botanikut hungarez Pantoçek dhe paraqet raritet të Dinarikeve juglindore. Emri i këtij nënlloji bimor është dhënë në nder të princit Nikollë i I-rë Petroviq i cili kishte mirëkuptim të madh për hulumtimet botanike në Mal të Zi të cilat i ka nxitur dhe përkrahur.