Kërpudhat helmuese

KËRPUDHA E DJALLIT (lat. Boletus satanas)

është kërpudhë helmuese e cila rritet gjatë verës në pyje gjetherënëse, si dhe në hapësira të çelura nëpër pyje. Ka kapele të fortë, në formë rrumbullake, të çelur me buzë valëvitëse, me ngjyrë gri në të bardhë, sikur të ishte e lyer me llak. Kërcellin e ka të bardhë, të ngjeshur, të plotë, në fund më e trashë, nën kapele të verdhë, sa më poshtë aq më e kuqe për shkak të rrjetës së kuqe. Mishi i kërpudhës ka aromë shumë të pakëndshme(aromë të mishit të prishur), është i fortë, i trashë, me ngjyrë të verdhë të zbehët.

KAPELA E VDEKJES (lat. Amanita phalloides)

është një nga kërpudhat më helmuese, është e përhapur shumë. Shkakton helmim të tipit faloidik, gjegjësisht helmim me pasoja fatale (tek fëmijët vdekjeprurëse në 100% të rasteve). Shkakton dëmtim të mëlçisë dhe ndalon funksionimin e veshkave për shkak të veprimit të helmeve shumë të rrezikshme, amatoksinës dhe alfa amaninitës.

Fotografitë

Biodiverzitet